25 Tetor 2018 / 12:33
Videoja, e cila u publikua sot në Gjykatën Penale në seancën e re të 27 prillit, tregon se si roja e sigurisë së ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, i jep ujë dhunuesve të 27 prillit .
Goran Gjoshevski, i cili në atë kohë ishte pjesë e sigurisë së Trajko Veljanoski, fillimisht bisedon me të akuzuarin Igor Jug. Pastaj merr një pako me ujë dhe e lë në koridor përpara kabinetit të kryetarit të Kuvendit, ku mund të shihet shumë njerëz me maska.
Gjykimi për 27 prillin ende po vazhdon në Gjykatën Penale…