27 Prilli, Veljanovski merret në pyetje në prokurori

27 Prilli, Veljanovski merret në pyetje në prokurori

Dyzet minuta zgjati marrja në pyetje e ish-Kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e organizatorëve të skenarit të përgjakshëm më 27 prill, dy vjet më parë.

“z. Veljanoski në çfarë cilësimi keni qenë i thirrur në prokurori?  P: U thirra në prokurori , iu përgjigja ftesës dhe aq. P: A patët qasje në prova? P: Jo … “- theksoi – Trajko Veljanoski, ish kryetar i Kuvendit

Veljanoski është mbrojtur në heshtje, prandaj marrja në pyetje ka zgjatur aq pak. Ka dashur së pari të bëjë inspektim të provave dhe pastaj të jep deklaratën e tij për ngjarjet dhe rolin e tij në të enjten e përgjakshme. Përveç Veljanoskit, Prokuroria për Krim të Organizuar dyshon edhe për katër persona të tjerë që ishin pjesë e organizimit të hyrjes së dhunshme, Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Hungari, Mile Janakieski, i cili është në arrest shtëpiak, Spiro Ristoski, i cili pothuajse dy muaj është në paraburgim në Shutkë dhe Nikolla Boshkoski, i cili u arratis në Greqi. Në shkurt Veljanoski u arrestua. Për të u kërkua paraburgim, por e shpëtoi imuniteti i deputetit i cili nuk iu morr në Parlament dhe mbeti në liri. Prokuroria i bëri ekspertizë telefonit të tij celular. Në 27 prillin kritik, ai ka komunikuar me Nikolla Gruevskin, Kërsto Mukoskin, Ilija Dimovskin dhe shefin e sigurimit të tij Goran Gjoshevski-Levi. Tani për tani, mbetet sekret nëse pesë të dyshuarit për organizimin e hyrjes së përgjakshme në Kuvend, kanë kërkuar falje dhe ndalim të hetimeve kundër tyre nga presidenti Gjorge Ivanov, tek i cili javën e kaluar arritën lutje për falje nga të gjykuarit për të enjten e përgjakshme.

Bojan Stojanovski

Loading…

TAGS