11 Dhjetor 2018 / 18:45
Trajko Veljanovski pohon se u ka urdhëruar deputetëve që t’i hapin dyert e Kuvendit. Në dëshminë për 27 prillin e përgjakshëm, ish-kryeparlamentari mohoi lidhshmëri me ndërhyrjen e organizuar në Parlament. Veljanoski dëshmoi në favor të të akuzuarit Goran Gjoshevski – Levi, shef i sigurimit të tij personal. Pyetje për Veljanoskin kishin vetëm të akuzuarit të cilët janë në paraburgim.
Nikolla Mitrevski – Koljo
A keni dhënë urdhër më 27 prill që të hapen dyert dhe të krijohet kaos?
Trajko Veljanovski, Ish kryetar i Kuvendit
Unë jam këtu si dëshmitar dhe jam nën betim. Ekziston vepër penale për dëshmi të rrejshme. E di se të akuzuarit mund të flasin të pavërteta që të mbrohen. Prandaj me përgjegjësi më të madhe pohoj se askujt nuk i kam thënë që të hapen dyert.
Pas avokatëve, Prokurorisë dhe të akuzuarit, pyetje Trajko Veljanoskit i parashtronte edhe gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Kacarska:
A ka pasur lidhje Gjoshevski me hyrjen në sallën e monitorimit nga ana e dy të punësuarve në MPB?
Veljanoski:
Nuk kam njohuri.
Kacarska:
A keni pasur komunikim me Mitko Çavkovkin për ta mbrojtur Gjoshevskin në këtë pjesë?
Veljanoski:
Jo.
Kocarska:
Sigurt?
Veljanoski:
Komunikova me Çavkovin vetëm në pjesën e procedurës disiplinore që udhëhiqej kundër Gjoshevskit, mbi dy baza, për mosveprim dhe për veprim të gabuar.
Trajko Veljanoski refuzoi të prononcohet për mediat.
A ndiheni përgjegjës për incidentet në Kuvend?
Veljanoski:
Thashë gjithçka që kisha.
Avokatja i Levit, Ruzhica Nikollovska vlerësoi se gjykatësja Kacarska e ka pyetur Veljanoskin në mënyrë të paligjshme.
Gjykata duhet të jetë vëzhgues i heshtur dhe nëse ekziston nevoja për të qartësuar disa çështje në atë rast të kërkojë sqarime.Në atë mënyrë, marrja në pyetje e dëshmitarit të sotme, Trajko Veljanoski, mendoj se është jashtë ligjit-deklaroi Ruzhica Nikolovska, avokat.
Javën e kaluar, i pandehuri Aleksandar Vasilevski-Ninxha dëshmoi se kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Trajko Veljanoski, urdhrin për hapjen e dyerve parlamentare e ka marrë nga ish zëvendësministrja e drejtësisë, Biljana Brishoska-Boshkovska. Ninxha theksoi se ndërhyrja e përgjakshme e 27 prillit të vitit të kaluar është koordinuar nga selia e VMRO-DPMNE-së. Brishkovka – Boshkovska i mohoi dëshmitë e të pandehurit Ninxha.
Bojan Stojanovski
Loading…