29 Tetor 2018 / 18:18
VMRO-DPMNE-ja propozoi ligj për amnisti për zhvillimet e përgjakshme ne Kuvend. Opozita kërkon që me këtë ligj të lirohen të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit për 27 prillin e vitit të kaluar. Nga partia e Hristijan Mickoskit i bëjnë thirrje Qeverisë që me pranimin e këtij ligji të fillojë pajtimi kombëtarë, ndërsa ka subjektet tjera parlamentare kërkuan mbështetje në fazën e amendamenteve.
Propozim-ligji i VMRO-DPMNE-së siguron drejtësi për të gjithë dhe pajtim kombëtar, në vend të ndarjeve në shoqëri që po i zbaton LSDM-ja. Qëllimi është pajtimi kombëtar the kthimi i proceseve të vendit në rrugë normale. Zbatimi i këtij ligji nuk përbën harxhime në buxhetin shtetëror- deklaroi Dragan Danev, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Për Qeverinë ky propozim është i papranueshëm. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se një ligj i tillë ndërhynë në punën e pavarur të gjyqësorit. Ai theksoi se Komisioni për pajtim kombëtar do të udhëhiqet nga kreu i Kuvendit dhe në të do të marrin pjesë edhe 3 nga deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja.
Komisioni do të duhet udhëhequr nga kreu i Kuvendit, kuptohet nëse ai e pranon një gjë të tillë. Të ketë 3 anëtarë të grupit të ri parlamentar të VMRO-DPMNE-së si dhe grupet tjera parlamentare të përfaqësohen nga koordinatorët e tyre. Ligji për amnisti absolutisht nuk pranohet pasi që neve në Kuvend e formojnë turpin koordinues për pajtim kombëtar. Përmes këtij trupi duhet t’i gjejmë mekanizmat për pajtim kombëtar- pohoi Zaev.
Deputetët e përjashtuar nga partia opozitare nuk deshën të komentojnë propozim-ligjin. Ata ishin në një vij me kryeministrin Zaev, duke kërkuar që procesi i pajtimit kombëtarë duhet të nisë dhe mbaroj në Kuvend.
Adrian Kerimi