29-vjeçari nga Kosova gjendet i vdekur në burgun anglez

29-vjeçari nga Kosova gjendet i vdekur në burgun anglez
Një i paraburgosur është gjetur i vdekur në qelinë e tij në HMP Belmarsh pas hetimeve nëse ai duhej të ishte klasifikuar si i paaftë apo jo.

Bëhet fjalë për kosovarin Liridon Saliuka, i cili lindi në Kosovë dhe mbante një pasaportë britanike. Saliuka nuk përgjigjej në bllokun 4 të burgut të sigurisë së lartë në mbrëmjen e hershme të 2 janarit, shkruan The Guardian.

Shërbimi i Burgjeve konfirmoi se ai kishte vdekur. Burgu dhe Prokurori i Burgjeve po heton rastin.

Saliuka, 29 vjeç, nga Harrow në veri-perëndim të Londrës, kishte qenë në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në lidhje me një të shtënë fatale në një klub në lindje të Londrës. Ai mohoi të ishte përfshirë.

Autoritetet policore që po e hetojnë këtë rast kanë thënë se ai është vetëvrarë, por me këtë nuk pajtohet familja e tij që dyshon për vonesën e obduksionit, transmeton IndeksOnline.

Motra e Saliukas, Dita, i tha gazetës “The Guardian” se familjes i ishte thënë se ende nuk është kryer autopsia e trupit dhe se atë mund ta shihnin më pas.

Dita ka thënë se vëllai i saj fillimisht ishte vendosur në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde.

“Ata nuk e lejuan që ai të bënte një telefonatë që nga Dita e Boksit deri në Ditën e Vitit të Ri, kur unë e pashë atë”, tha Dita.

“Vëllai im tha që njerëzit që kryenin vetëvrasje ishin të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga të tjerët që atë ditë kishte pasur një grindje. Ai ishte duke u ngacmuar”.

“Unë e thirra burgun në mënyrë të përsëritur [për të ngritur shqetësime për paaftësinë e tij] por askush nuk m’u përgjigj. Ai u zhvendos në natën e Vitit të Ri dhe tha se kishte fjetur në dysheme sepse dyshekët ishin të papërshtatshëm”.

“Ai ishte në paraburgim. Tani vëllai im kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pastrojë emrin e tij në gjyq”.