2Ton konfirmon, do të publikojë album

Hip hop ylli nga Ferizaji, 2Ton, ka konfirmuar se po mendon të lansojë album.

Është një postim në rrjetin social Instagram që ka zbuluar projektin e ri të madh të 2Tonit.

Gjithsej albumi do të ketë 12 këngë, pasi që thotë se i ka këngët e përfunduar.

“Masi i kom 12 këngë të kryme, pe qes 1 album”, ka shkruar 2Ton në Instagram.

2Ton është një prej artistëve më konsistent të skenës. Ai vazhdimisht sjell projekte të reja.

“Faji” ishte kënga e fundit që u pëlqye shumë nga adhuruesit e tij. /Telegrafi/

TAGS