30 ditë paraburgim për një shpërndarës droge nga Kumanova

30 ditë paraburgim për një shpërndarës droge nga Kumanova

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka ngritur procedurë për një 24-vjeçar nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhim të paligjshëm dhe lëshim të treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari në janar, në mënyrë të paligjshme për të shitur, ka mbajtur droga narkotike dhe substanca psikotrope. Gjatë kryerjes së kontrollit në shtëpinë e tij dhe hapësira tjera, nga ana zyrtarëve policor të SPB Kumanovë janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë gjithsej 2638,13 gramë marihuanë, 0,14 gramë hashash, 1,40 gramë amfetamin dhe një matëse digjitale. I dyshuari drogën e ka fshehur në disa pako në shtëpinë ku ka banuar dhe në shtëpinë e gjyshit të tij”, thonë nga Prokuroria.

Sipas njoftimit, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Kumanovës i ka dorëzuar kërkesë për paraburgim, për shkak se ekziston bazë e rrezikut që i dyshuari të arratiset dhe ta përsërit veprën penale. Gjykata i ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve.