9 Nëntor 2018 / 22:42
Anëtar i VMRO-DPMNE-së, Stojan Bogdanov në emisionin “360 Gradë” shpjegoi arsyen se përse nuk kishte marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore në Helsinki duke sqaruar se arsyet ishin personale dhe jo partiake.
Nuk udhëtova për shkaqe objektive për shkak se kisha obligime që nuk mundja t’i anuloj për disa ditë për shkak se ftesat nga kryetari Zhozef Dol arritën të premten mbrëma dhe ishte vështirë për mua…-tha Bogdanov.
Ai po ashtu shtoi se ishte i befasuar nga ftesa e krytarit të PPE-së, Zhozef Dol.
Mua personalisht më befasoi ftesa të premten mbrëma e firmosur nga kryetari Zhozef Dol ku na ftoi të marrim pjesë në kongres dhe më pas të kemi disa takime të përbashkëta me të dhe zyrtarë tjerë të PPE. Siç thash, nuk mundja t’i anuloj obligimet dhe për këtë nuk udhëtova, por se ftesat dhe distinktivët janë për studentë e kështu me radhë, këto janë spine të caktuara nga portale dhe mediave të caktuara sepse fundja u pa në fund të takimit se kryetari Zhozef Dol dhe delegacioni i ftuar nga Republika e Maqedonisë zhvilloi takim, u takuan, diskutuan madje vet ai këtë e publikoi në profilin e tij në Facebook- tha Bogdanov.
Loading…