Ministrja e Drejtësisë në emisionin “360 Gradë” foli dhe për arratisjet e të dënuarve, të akuzuarve, të dyshuarve kohët e fundit, ku nga më të ekspozuarat është arratisja e Grujevskit dhe Boshkovskit në Greqi, Supremja e Greqisë vendosi që të mos ekstradohen. Arratisja e Nikolla Gruevskit, e të dënuarit për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës, Nikolla Vojminoski, ku edhe ai është i pakapshëm për gjyqin, është lëshuar flet arrest ndërkombëtar. Deskoska sqaroi se në këto raste përgjegjësia kryesore është e prokurorëve dhe gjykatësve.
Përgjegjësia kryesore është e prokurorëve dhe gjykatësve, të bëjnë vlerësim të duhur, nëse për disa persona duhet të kërkohet paraburgim ose jo? A ekziston rrezik nga arratisja ose jo? Nëse ekziston rrezik tjetër i ndikimit mbi dëshmitarët? Pra, këto janë çështjet që realisht janë përgjegjësi në pjesën e gjykatave për vendimmarrje dhe prokurorisë t’i japë propozimet. Më tej operacionalizimi teknik, i propozimit të tyre, mund ta zbatojë njëri nga këto organe. Por, në këtë rast nuk mund të obligoni, nëse dikush është i dënuar mbi 5 vjet, patjetër ta paraburgosni, për shkak të një praktike, që e kemi nga ana e kushtetueses dhe konventës evropiane…Që nuk do të thotë se nuk mundet të jetë në paraburgim. Mundet, por nuk është patjetër. Prandaj përgjegjësia është te gjykata dhe prokuroria që të vlerësojnë, a ka baza dhe kushte, apo nuk ka. Është çështje e vlerësimit të tyre, a kanë bërë vlerësim të gabuar, prandaj edhe ka hetim për arratisjen e Gruevskit, nëse kanë bërë vlerësim të gabuar, nëse ka arsye tjera, këtu ka pikëpyetje. Pres që ky hetim të përfundojë më shpejtë dhe ta dimë. Nuk mundet të hidhet faji tërë kohën në normat ligjore, kjo është më e lehta. Të themi ligji i ka fajet në Maqedoni, 20 vite ligji është fajtor. Pasi duket shumë joseriozisht, kaluan dy muaj të plota nga arratisja e Gruevskit, ne nuk dimë asgjë, si e braktisi shtetin, a ka ndihmues, nëse ka pasur kush janë ata struktura, por e dimë se çfarë ka ndodhur rrugës së tij deri në Hungari, përmes Shqipërisë, Malit të zi dhe Serbisë- tha Deskoska.
Alsat
The post “360 Gradë”, Deskoska: Arratisjet e fundit, përgjegjësia bie mbi prokurorët e gjykatësit appeared first on ALSAT-M.