Ministrja e Drejtësisë në emisioni “360 Gradë” foli dhe për dizpozitat e ligjit dhe sqaroi edhe përdorimin e gjuhëve në nivel të organeve dhe të sektorit që ajo mbulon. Deskoska sqaroi se me ligjin e ri gjykatësit dhe prokurorët mund ta përdorin gjuhën amë që ata flasin.
Nuk ka dilemë. Nëse deri më tani e ka përdorur vetëm një palë apo pala e akuzuar, tash mund ta përdor edhe pala tjetër sepse edhe prokurori është palë në procedurë. Por, nuk do të jetë diçka që asnjëherë nuk ka ndodhur në Maqedoni. Gjykatësit dhe prokurorët mund ta përdorin gjuhën- tha Deskoska.
Alsat
The post “360 Gradë”, Deskoska: Gjykatësit dhe prokurorët mund të përdorin gjuhën e tyre appeared first on ALSAT-M.