14 Dhjetor 2018 / 23:19
A do gjeni gjuhë të përbashkët për rilindasit me bullgarët?
Sipas parimit të njëjtë mund të cilësohet edhe Grigor Prliçev. Atë që Dragi e përmendi për Prliçevin, ka një problem me historiografitë e Ballkanit, e ai është se një person mund të jetë ekskluzivisht vetëm i një populli dhe kjo nuk e pasqyron gjendjen për periudhën që bëhet fjalë dhe për periudhën kur ka jetuar dhe vepruar ai person. Ne duhet të kuptojmë se në atë kontekst imperialistik në shekullin 19 në Perandorinë osmane, personat mund të kenë më shumë identitete. Jo vetëm identitete etnike, ato mund të kenë edhe identitete sociale, ndaj familjes, ndaj religjionit. Pra si identifikohen sot, kjo nuk do të thotë se njerëzit njëjtë janë identifikuar para 100 viteve. Çka është me rëndësi për Grigor Prliçevin. Problemi i ekskluzivitetit se ai person mund t’i takojë vetëm një kombi sjell deri në konflikt. Kur një komb ta marrë atë, këtë do e bëjë edhe një komb tjetër dhe këtu vjen deri te konflikti. Kështu ndodhë edhe me konfliktin bullgaro- maqedonas. Nëse kuptojmë se ai personalitet, në vend se të jetë simbol i kontestit, mund të jetë simbol edhe i bashkimit. Të kuptojmë se ai m und të jetë edhe i traditës dhe historisë bullgare edhe i asaj maqedonase dhe këtu nuk do ketë kurrfarë problemi. Unë nuk shoh përse mund të jetë problem. Që këtu mendoj se patjetër ta braktisim qasjen ekskluzive që na çon në konflikt dhe të kuptojmë se disa gjëra mund të ndahen në më shumë shtete, më shumë kombe dhe kultura. Grigor Prliçev është shembull i bukur sepse ai nuk i takon vetëm kulturës maqedonase dhe bullgare. Grigor Prliçevi shkruan poema edhe për Skenderbeun. Ai një periudhë është mësues edhe në Tiranë dhe ai ka kontribuar edhe në zhvillimin e kulturës shqiptare. Pra bëhet fjalë për personalitete që kanë kontribuar në më shumë kultura dhe kombe. Këtu do përmend edhe një shembull të freskët, për fundin e Luftës së parë botërore. 100 vjet pas fundit të Luftës së parë botërore, asnjë shtet nga Ballkani nuk mori guximin, apo shtetet në Ballkan nuk morën guximin bashkërish ta shënojnë fundin e Luftës së parë botërore dhe t’i kujtojnë viktimat e asaj lufte, viktimat civile dhe ushtarake. Të gjithë mbetën të mbyllur në rrëfimet e tyre nacionale dhe të gjithë shënojnë ose kremtojnë katastrofë nacionale ose fitore. Dhe që këtu, unë kam një ide dhe për këtë bisedojmë në pjesën maqedonase të komisionit, që Maqedonia të jetë nismëtare e ndërtimit të një memoriali për luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë botërore dhe që do përpiqet t’i bashkojë këto rrëfime nacionale që sot ekzistojnë në Greqi, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Serbi, pra flas në Ballkan, që do ishte një narrativ i përbashkët që do i bashkojë narrativet nacionale dhe do jetë shembull i mirë si të tejkalohen konfliktet dhe si të mos na ndodhë përsëri lufta ballkani9ke dhe Lufta e Parë botërore në rajon-anëtari i Komisionit bullgaro-maqedonas, Petar Todorov
Loading…