16 Nëntor 2018 / 22:18
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev ishte sot i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në televizionin Alsat ai foli dhe për arratisjen e paraardhësit të tij, Nikoolla Gruevskit. Në pyetjen nëse ai bën me faj apo jo gjykatën për arratisjen e tij, ai u shpreh se gjykata ka vepruar sipas rregullores dhe ka vepruar njësoj si për çdo qytetar të këtij vendi.
Nuk dua të hedh përgjegjësinë te gjykata, nuk është e ndershme institucionet të akuzohen mes vete. Unë pyeta dhe kontrollova si është proceduar për të gjithë qytetarët, ashtu është bërë edhe në pjesën e lëshimit të urdhrit për paraburgimin e Gruevskit, për të vuajtur dënimin me burg. Ministria e brendshme ka vepruar pasi e ka marrë urdhrin, vepron si organ serioz si më parë, ajo që lejohet me ligj. Tani do të shohim, ndodhin momente të shohim si ka dalë nga banesa, dhe e kanë ditur se është në banesë, si ka dalë nga shteti. Një pjesë e madhe dihet se si ka kaluar shtete të tjera dhe ngjashëm, na dhanë informacione direkte Shqipëria dhe Mali i Zi, dje gjatë ditës, na informuan konkretisht, ata dolën me deklaratat e tyre, por ata nuk bëjnë hetim atje, ne e bëjmë atë. Rendi është ta presim hetimin dhe ti publikojmë detajet në publik- tha Zaev.
Alsat
Loading…