4 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj do të zgjasë përgjithmonë

4 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj do të zgjasë përgjithmonë

Askush nuk e ka një marrëdhënie të përkryer, megjithatë të gjithë ne njohim të paktën një çift që i ka bërë ballë çdo sfide.

Edhe çiftet që kanë një jetë të lumtur, nuk kanë një marrëdhënie pa probleme, mirëpo ata dinë si t’i përballojnë bashkë dështimet dhe sukseset.

Ju i besoni njëri-tjetrit

Besimi është baza për shumicën e çifteve pasi ju shërben individëve që të hapen më një partner dhe të ndajnë detaje më të thella të jetës së tyre intime. “Besimi është ajo që na lejon të jemi të prekshëm dhe është çelsi në marrëdhëniet e lumtura”. Nëse besimi rritet në një marrëdhënie, partnerët ndihen të sigurt me njëri-tjetrin dhe kjo siguri sjell transparencë mes individëve.

Jeni transparent

Me besimin vjen transparenca, aftësia për të diskutuar tema të sikletshme. Mirëpo, transparenca i ndihmon të dy palët të rriten së bashku dhe të bashkëpunojnë. Pyesni veten nëse ndiheni i hapur për të qenë i sinqertë me partnerin tuaj. Nëse përgjigjja është po, ky është një tregues i mirë që marrëdhënia juaj është në rrugën e duhur.

Ju arrini një kompomis

Një tjetër tregues i madh i lumturisë së ndërsjellë dhe afatgjatë është kompromisi. Nëse të dy partnerët janë të hapur ndaj perspektivës së ndryshme të tjetrit, ka më shumë hapësirë në marrëdhëniet për të kuptuar nevojat e çdo individi. “Kompromisi inkurajon njerëzit që të dëgjojnë njëri-tjetrin më shumë sesa kritikën”. Është një shenjë pozitive nëse një çift arrin të ndajnë mendimet e tyre së bashku edhe kur nuk mendojnë njësoj.

Ju identifikoni dallimet tuaja

Edhe pse mund të mendoni se lidhja juaj është shumë e fortë, ajo çfarë është e rëndësishme në një marrëdhënie është të pranoni gjërat ndryshe që ka partneri/partnerja juaj. Kujtoni vetëm një gjë: Ju jeni dy individë të veçantë dhe është normale që në disa gjëra të mos pajtoheni. Ndjenjat e partnerit duhet të jenë të rëndësishme për ju. Mirëpo, në rrethana të ndryshme ju mund të reagoni ndryshe dhe kjo gjë është krejt normale.

TAGS