4 thënie nga Majlinda Kelmendi pas medaljes së artë në Rio

Shumica e shqiptarëve anembanë botës përcollën me entuziazëm suksesin historik të djeshëm të xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendi në lojërat olimpike Rio 2016. Ajo arriti që t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët e saj duke fituar kështu medaljen e artë olimpike — të parën për shtetin e Kosovës. E si mund të përshkruhen ndjenjat pas një triumfi të tillë më mirë sesa përmes fjalëve të vet Majlinda Kelmendit? Ju lëmë me 4 thënie të saj pas fitores.

  1. Urimi dhe falenderimi i saj

maj

“Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime krejtve, urime për medaljen që e kemi fitu’ bashkë.”

—Majlinda Kelmendi

  1. Për krenarinë dhe suksesin në sport

maj1

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport.”

–Majlinda Kelmendi

  1. Për paratë

maj2

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot.”

—Majlinda Kelmendi

  1. Një mesazh frymëzues për të rinjtë – veçanërisht fëmijët – e Kosovës

maj3

“Jam shumë e lumtur. Kjo fitore do të thotë shumë. Njerëzit, veçanërisht fëmijët në Kosovë, më shohin si heroinë. Unë sapo ua dëshmova atyre se, edhe pas luftës – edhe pasi i kemi mbijetuar një lufte – nëse duan diçka, mund ta kenë atë. Nëse duan të jenë kampionë olimpikë, mund të jenë – edhe nëse vijmë nga një shtet i vogël, një shtet i varfër.”

9 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)/Thënie.org

TAGS