Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që sot në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile janë lëshuar në shtëpi 3 pacientë, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova, raporton Shenja.
Brenda 24 orëve janë bërë 496 teste rekord për Covid – 19 dhe janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid – 19 shkon në 711, njofton Shenja.
Sipas raportit të Insitutit për Shëndet Publik, në statistikën e sotme janë evidentuar edhe dy persona që kanë ndërruar jetë.