Me 22.08.2019 në periudhën nga ora 20.00 deri në ora 21.00, në Stacionin Policor në Gostivar është arrestuar Sh.D.(49) nga Gostivari pas një kontrolli paraprak të kryer nga zyrtarët policor në shtëpinë në rrugën “Mara Ugrinoska” në pronësi të Sh.D., me urdhrin e gjykatësit me procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit është gjetur heroinë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.