5 ushqimet që duhet të hani për të pasur flokë të shëndetshëm

5 ushqimet që duhet të hani për të pasur flokë të shëndetshëm

​Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?

Ne ju japim zgjidhjen më të thjeshtë dhe efikase.Sekreti i gjithçkaje qëndron sepse bukuria vjen para së gjithash nga brenda nesh. Çka domethënë ushqimi i ekuilibruar luan rolin kryesor në gjithë këtë histori.

Ekspertët kanë zbuluar se kur ushqimi është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, forcon flokët dhe promovon rritje më të shpejtë.  Por çfarë të shtoni sot në pjatën tuaj dhe pse?

Mësojeni më poshtë:

Spinaq – sepse është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

Farat e kungullit – sepse  janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.

Avokado – sepse është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.

Patatja e ëmbël – sepse është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.

Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë – sepse janë të pasura me vitaminë ‘C’, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.

TAGS