Alsat 04.08.2020 15:59
Të diagnostikuar me CoVid-19 në 24 orët e fundit rezultuan 75 persona, duke vazhduar trendi i rënies në ditët e fundit. Po gjatë këtyre ditëve ka rënë edhe numri i testeve të bëra, vetëm 830 testime për 24 orë. Në Shkup u regjistruan 32 raste të reja, nga 8 Gostivar dhe Kavadar, Tetovë 7, Shtip 5, Kumanovë 4, nga 2 në Kërçovë, Probishtip dhe Makedonski Brod, kurse nga 1 në Strumicë, Negotinë, Vinicë, Koçan dhe Sveti Nikollë.
Nga komplikimet shëndetësore prej virusit korona kanë vdekur 5 pacientë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 505.
MINISTIRA E SHËNDETËSISË
“1 pacient 52 vjeçar nga Shkupi, 2 pacientë nga Kumanovë të moshës 55 dhe 82 vjeç. 1 pacientë 64 vjeç nga Ohri dhe pacienti tjetër 64 vjeç nga Ohri. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.”
Në rritje është shifra e pacientëve të shëruar, ku vetëm sot u regjistruan 136 pacientë, duke e çuar në gjithsej 7108 numrin e pacientëve të cilët ia dolën mbanë nga ky virus. Por, Drejtori i QSHP-Shkup Aleksandar Stojanov tha se qytetarët janë vetëdijesuar të respektojnë masat anti-Covid, por gjatë sezonit të verës, sipas tij, të rinjtë u shfrenuan para çdo rekomandimi shëndetësor.
“Kur u rrit numri i të infektuarve, Çairi kishte tri herë më shumë se Qendra, tani më nuk është ashtu. Tash është më pak se 1 me 2, diku një e gjysmë diferenca. Do të thotë se u erdhi virusi në shtëpi, për ta kuptuar njerëzit se duhet të mbrohen. Tani kujdesen më shumë, por jo mjaftueshëm, duke parë pamjet nga Ohri, këtu autobusët e stërmbushur nga kllasterët në Shtip e të tjera raste.”- deklaroi Aleksandar Stojanov.
Që nga shpërthimi i pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 11,202, prej të cilëve 3589 raste janë akoma aktive. Prinë Shkupi me afër 45% të rasteve pozitive nga i gjithë vendi. Mbi 1 mijë raste ka edhe Kumanova dhe Tetova, ndërkaq incidenca më e lartë mbetet në Shtip me 876 raste pozitive.
Përgatiti: Adnan Qaili