5 zëvendësuesit potencial të David de Gea tek Man Utd

5 zëvendësuesit potencial të David de Gea tek Man Utd
15:53 | 8 Qershor 2019

Hezitimi i David de Gea për të vazhduar kontratën me Manchester United na shtynë të besojmë se ky ishte sezoni i fundit i tij në ‘Old Trafford’.

Manchester United duhet të shohë për zëvendësuesin e spanjollit, i cili është pjesë e klubit që nga viti 2011.

De Gea ka probleme me drejtuesit e klubit kur vije puna tek paga, pasi ai kërkon që paga e tij të jetë 350 mijë funte në javë.

Ëndrra e spanjollit për një transferim në Real Madrid nuk mund të konsiderohet më, pasi skuadra spanjolle ka nënshkruar me Thibaut Courtois.

Gjithsesi, ka destinacione tjera të mundshme për De Gea, siç është skuadra e PSG, që po ofron ‘gjithçka’ për spanjollin.

Por, në rast të largimit të De Gea, kush do të ishte zëvendësuesi i duhur për të? Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë opsione të dhëna nga mediet britanike, për zëvendësuesin e portierit spanjoll në ‘Old Trafford’.

  1. Gigi Donnarumma – Milan
  2. Keylor Navas – Real Madrid
  3. Mike Maignan – Lille
  4. Jasper Cillessen – Barcelona
  5. Jordan Pickford – Everton . /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS