50 Cent shet rezidencën e tij super luksoze, del në humbje 

50 Cent shet rezidencën e tij super luksoze, del në humbje 

50 Cent e ka shitur rezidencën e tij supre luksoze por fatkeqësisht doli në humbje dhe shuma është e madhe.

Është bërë e ditur se reperi amerikan, 50 Cent, e ka shitur rezidencën e tij super luksoze dhe ka dalë me 15 milionë dollarë humbje, transmeton lajmi.net.

Këtë rezidencë para 12 vitesh (2007) ai e kishte blerë nga boksieri i njohur Mike Tyson me një çmim akoma më të lartë.

Shtëpia luksoze përfshin në të një pishinë, një teatër, një studio regjistrimi, një dhomë me ekran të gjelbër, një dhomë lojërash profesionale si dhe plot kënde tjera për argëtim.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se tre milionë dollarë nga shitja e tanishme, reperi i ka dhuruar për bamirësi./Lajmi.net/

TAGS