68- vjeçari humbi jetën në spitalin e Traumës, arrestohet shoferi që e aksidentoi

68- vjeçari humbi jetën në spitalin e Traumës, arrestohet shoferi që e aksidentoi

Ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës 68-vjeçari i cili u aksidentua nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë.

Policia bën të ditur se në pranga u vu 25-vjeçari me iniciale R.A me banim në Laprakë.

“Duke drejtuar mjetin tip “Vol­ksëagen” i riu ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.