7 mënyra për të eliminuar fryrjen e stomakut brenda javës

7 mënyra për të eliminuar fryrjen e stomakut brenda javës
Tash esht Koha

Dhimbja dhe ndjenja e një stomaku të ënjtur janë simptoma të njohura për miliona njerëz. Kjo vjen si pasojë e marrjes së ajrit derisa hani ushqim. Fryrja e stomakut është shenjë e një sistemi të tretjes, i cili nuk funksionon siç duhet. Nutricistja Claire Barnes ka thënë se ekzistojnë shumë arsye se përse ndodh kjo dhe mënyra të ndryshme se si ta rregulloni këtë problem. Nëse vazhdojmë të konsumojmë ushqime ndaj të cilave jemi jo tolerantë, mund të përballemi me simptomat si diarreja.





Dita e parë: Mbani një ditar për ushqim
Hapi i parë për të shëruar fryrjen e stomakut është që të mbani një ditar në të cilin t’i shënoni ushqimet që konsumoni. Në këtë mënyrë, do ta vëreni se ndaj cilit ushqim jeni jo tolerantë. Barnes thotë se kur jemi jo tolerantë ndaj një ushqimi, trupi ynë formon antitrupa për ta luftuar atë ushqim dhe këta antitrupa shkaktojnë fryrjen e stomakut.

Dita e dytë: A po e tretni ushqimin siç duhet?
Sa më shumë vite të kemi, aq më shumë reduktohen acidet e stomakut dhe enzimat e tretjes reduktohen duke ia bërë trupit tonë më të vështirë pranimin e ushqimit. Ushqimet e patretura ndikojnë në sistemin e tretjes duke shkaktuar ajër dhe fryrje të stomakut. Barnes këshillon që të merret një lugë gjelle uthull molle organike, para se të hahen ushqime të rënda.

Dita e tretë: Relaksohuni
Çelësi për ta luftuar fryrjen, është që të relaksoheni para dhe gjatë konsumit të ushqimit. Barnes thotë se nëse jemi të stresuar, trupi ynë nuk i kushton vëmendje tretjes dhe prandaj ajo nuk mund të realizohet si duhet. Ajo sugjeron të bëni dhjetë frymëmarrje të thella, para se të filloni të hani.

Dita e katërt: Rritni numrin e baktereve të dobishme
Hapi i ardhshëm për të luftuar fryrjen e stomakut është që të rritni numrin e baktereve të dobishme. Këtë mund ta bëni duke konsumuar ushqime si djathi dhe jogurti.

Dita e pestë: Largohuni nga ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara si dhe karbohidratet e rafinuara, të tilla si buka e bardhë, pastat dhe makaronat, mund të shkaktojnë kërdi në sistemin tuaj të tretjes. Një dietë me ushqime të përpunuara dhe sheqer do të vazhdonte rritjen dhe shumimin e baktereve patogjene e jo atyre të dobishme, prandaj largohuni nga ato.

Dita e gjashtë: Përshpejtoni metabolizmin
Një mënyrë tjetër për ta larguar fryrjen e stomakut, është që ta përshpejtoni metabolizmin. Këtë mund ta bëni duke konsumuar më shumë fibra. Ushqimet të cilat kanë fibra janë frutat, buka integrale, fasulja, bizelet etj. Gjithashtu, konsumoni një sasi të madhe uji si para ushqimit ashtu, edhe ndërmjet kohës që hani.

Dita e shtatë: Bëni ushtrime
Aktivitete si joga dhe meditimi janë disa nga ushtrimet të cilat mund t’i bëni për të relaksuar trupin tuaj dhe shtuar performancën e tij.

Tash esht Koha
TAGS