8 mënyra efikase për t’i rezistuar dëshirës për duhan

8 mënyra efikase për t’i rezistuar dëshirës për duhan

Për shumicën e duhanpirësve, dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet të keni parasysh, kur ju vjen një dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kalojë për 5-10 minuta, edhe nëse nuk ndizni asnjë cigare. Më poshtë po listojmë 8 mënyra që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë.
1. Përtypni diçka
Jepini gojës diçka për të bërë në mënyrë që të luftoni dëshirën për të pirë duhan. Përtypni çamçakëz apo karamele të forta, ose hani karota, arra apo fara luledielli, diçka të vogël dhe të kënaqshme.
2. Evitoni dëshirën
Nëse ndjeni një dëshirë për të ndezur një cigare, kujtohuni se ju duhet të prisni vetëm 10 minuta dhe më pas bëni diçka në mënyrë që të largoni mendjen gjatë kësaj periudhe kohe.
3. Mos mendoni “do të ndez vetëm një”
Mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën për të pirë duhan. Por mos e gënjeni veten se mund të ndaloni aty. Shpesh, një cigare çon në një tjetër dhe ju mund të përfundoni duke e nisur përsëri duhanpirjen.
4. Kërkoni përforcime
Kërko ndihmë nga një familjar, shok apo dikush tjetër, që t’ju ndihmojnë t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan. Flisni në telefon, dilni për ecje bashkë, ose takohuni për të bërë muhabet.
5. Praktikoni teknika relaksimi
Duhanpirja mund të jetë mënyra juaj për të përballuar stresin. Rezistenca ndaj dëshirës për të pirë duhan mund të jetë stresuese në vetvete. Uleni stresin duke praktikuar teknika relaksimi, si ushtrime të frymëmarrjes, relaksim të muskujve, joga, masazh apo duke dëgjuar muzikë qetësuese.
6. Bëni aktivitet fizik
Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë për t’jua larguar mendjen nga dëshira për të pirë duhan dhe të ulë intensitetin e saj. Edhe ushtrime të shkurtra e të lehta si vrapi lart e poshtë shkallëve apo një ecje mund të ndihmojë për këtë.
7. Shmangni vende apo situata që ju kujtojnë duhanpirjen
Mundohuni të identifikoni situatat apo vendet se ku dhe kur ju shfaqet apo shtohet dëshira për të pirë duhan. Mund të jetë një lokal apo bar i caktuar, një festë me miqtë apo diçka tjetër. Pasi ta keni bërë këtë, do të jetë më e lehtë që t’i shmangni këto situata apo ta përgatisni më mirë veten përpara se të duhet t’i përjetoni.
8. Kujtojini vetes përfitimet që do të keni
Shkruani diku apo thoni me zë të lartë arsyet se pse doni ta lini duhanin dhe t’i rezistoni dëshirës për ta pirë atë. Ato mund të përfshijnë: Do të ndiheni më mirë. Do të jeni më të shëndetshëm. Do të kurseni para. Do t’i mbroni të afërmit tuaj nga duhanpirja pasive. Mos harroni, çdo herë që i rezistoni dëshirës për të pirë duhan, jeni një hap më afër lënies së duhanit një herë e mirë.





TAGS