9 rrugë kundër stresit, ankthit dhe pagjumësisë

9 rrugë kundër stresit, ankthit dhe pagjumësisë

Jetët tona në kohët moderne janë shumë të mbingarkuara. Atëherë çfarë ndodh? Nivelet tona të kortizolit të hormonit të stresit ngrihen, duke bërë kërdi me trupin dhe lëkurën . Ne mund të fillojmë të kemi probleme me gjumin, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe ta na bëjnë  të prirur ndaj problemeve serioze mjekësore siç janë mbipesha, sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe më shumë, sipas NHS.





Në një studim të Fondacionit të Shëndetit Mendor 2018, gati 75% e grupit të testimit raportuan se ata ishin aq të stresuar sa ndjeheshin të mbingarkuar ose të paaftë për të përballuar situata. Stresi dhe ankthi janë dokumentuar si një kontribues kryesor në sëmundje, shëndet të dobët, pakënaqësi dhe pagjumësi. Provoni këto këshilla të mbështetura nga ekspertët për të ndryshuar jetën tuaj…

Kujdes çfarë hani

Sipas studimeve, mbingarkesa e yndyrnave të rafinuara, ëmbëlsirat, gluteni, kafeina dhe ushqimet e përpunuara jo vetëm që mund t’ju bëjnë të ndjeheni shumë të dobët, por gjithashtu mund të përkeqësojnë ankthin dhe pagjumësinë. Alkooli është një tjetër fajtor. Ne mendojmë se na “qetëson” por Dr Marilyn Glenville shpjegon se alkooli ndikon në nivelin e sheqerit në gjak, duke bërë që adrenalina dhe kortizoli të lëshohen dhe të bllokojë transportin e triptofanit (i cili na ndihmon të pushojmë) në tru. Kjo mund të shpjegojë pse shumë prej nesh nuk flenë mirë pas një nate argëtimi. Nutricionistja Shona Ëilkinson sugjeron të hani ushqime të pasura me magnez (si bananet, avokadon dhe çokollatën e errët) pasi është minerali më i rëndësishëm për t’u çlodhur dhe ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor.

Zgjidhni qetësuesit  tuaj

Disa prej bimëve  në studime janë konsideruar  të dobishme për stresin, ankthin dhe gjumin. Për stresin, Shona sugjeron balsam limoni (i cili kontribuon në relaksim dhe mirëqenie), lule pasioni, rodiola dhe pelte mbretërore,të cilat gjithashtu përmbajnë magnez, L-theanine, dhe maninë. Këto përbërës natyralë unikë dhe të dobishëm ndihmojnë në ruajtjen e një ndjenje qetësie, ngritjen e humorit dhe ndihmojnë në uljen e agjitacionit dhe ankthit. Për të ndihmuar në përmirësimin e gjumit, Shona sugjeron ekstraktin e farës së griffonia – kjo siguron 5-HTP, e cila konvertohet në melatonin (hormoni që na ndihmon të flemë) – si dhe  qershi Montmorency dhe pelte.

Qeshni

Studiuesit  thonë se e qeshura është ilaçi më i mirë dhe shkenca sugjeron se ka disa të vërteta në këtë. Kjo për shkak se të qeshurat shkaktojnë lëshimin e endorfinës (kimikatet e trurit që ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë).

Bëni ushtrime të mjaftueshme

NHS rekomandon që të synoni për 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në javë. Sidoqoftë, provoni aktivitete më pak energjike si joga në mbrëmje për të qetësuar mendjen tuaj.

Meditoni

Shona sugjeron të provosh meditimin, i cili  përmes hulumtimeve shkencore është vërtetuar që ndihmon  në uljen e stresit. Edhe vetëm 5 minuta mund të jenë të dobishme për të pastruar dhe freskuar mendjen tuaj.

Faluni dashuri kafshëve tuaja

Të luash me një kafshë zvogëlon prodhimin e kortizolit dhe rrit oxytocinin.

Lexoni një libër

Një studim i Universitetit të Sussex zbuloi se leximi mund të zvogëlojë stresin deri në 68% dhe efektet mund të ndjehen pas  më pak se 6 minutash.

Ndalni shqetësimin e kotë

Merrni kohë për të provuar të shqetësoheni më pak. Një studim i kohëve të fundit tregoi se mbi 85% e asaj që shqetësohemi nuk ndodh , dhe nga 15% që ndodhi, 79% e kuptuan që mund të trajtonin situatën më mirë sesa prite. Kjo do të thotë që 97% e asaj që ju shqetësoheni nuk është më shumë se frikë e ekzagjeruar, e pajustifikuar.

Shijoni momentin

Përqendrohuni në të mirën në jetën tuaj – ka një sasi të madhe të provave shkencore që tregojnë se mirënjohja mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies dhe lehtësimin e ankthit, stresin dhe depresionin, si dhe ju ndihmon të flini më mirë/g.s

TAGS