A brengoseni vazhdimisht për shëndetin tuaj? Ju mund të jeni duke vuajtur nga ky çrregullim

A brengoseni vazhdimisht për shëndetin tuaj? Ju mund të jeni duke vuajtur nga ky çrregullim

Ju shpenzoni orë të tëra duke hulumtur në internet për informacione lidhur me shëndetin, brengoseni se çdo shenjë apo simptomë ka të bëjë me kancerin, vazhdoni të ndiheni në ankth edhe kur rezultatet e analizave ju dalin në rregull dhe në mendjen tuaj  ende e ndjeni se diçka nuk është në rregull? Kjo gjendje është një lloj çrregullimi dhe quhet ankthi për shëndetin.

Ky lloj ankthi i bënë njerëit e shëndetshëm të ndihen të sëmurë dhe gjatë gjithë kohës të dyshojnë se atyre ju shfaqen simptoma të sëmundjeve serioze. Kjo frikë mund të përkeqësojë stilin e jetës. Njerëzit të cilët vuajnë nga ky lloj akthi ju nënshtrohen testeve mjekësore të panevojshme, niveli i stresit tek ta është shumë i lartë si dhe shpenzojnë para me analiza dhe trajtime të panevojshme, duke u munduar të gjejnë “problemin”.

Të kujdesesh për shëndetin si dhe të kryesh analizat e nevojshme nuk është e njëjta gjë me akthin. Njerëzit me këtë lloj ankthi kanë tendencë të brengosen për çdo lloj shenje qoftë një gërvishtje e fytit. Simptomat e prodhuara nga ankthi përfshijnë dhimbje te muskujve, dhimbje gjoksi, ndryshime në të rrahurat e zemrës, kokëdhimbje dhe lodhje ekstreme.

Ankthi i tillë është një problem i trajtueshëm, edhe pse shumica e personave me një çrregullim të tillë nuk pranojnë mjekime. Opsionet e trajtimeve janë të ndryshme duke filluar nga tabletat, psikoterapitë si dhe terapitë e tjera psikologjike. /Gazeta Express

TAGS