A do i shkonte Ramës në dasmën e djalit? Flet Fatmira Breçani: E kam thënë dhe më herët, nuk merrem me…

A do i shkonte Ramës në dasmën e djalit? Flet Fatmira Breçani: E kam thënë dhe më herët, nuk merrem me…

Këngëtarja e dashur për publikun Fatmira Breçani ka bërë ditën e sotme një rrëfim të pazakontë për karrierën por edhe lidhjet me politikën.



E pyetur për faktin se ka kënduar në dasmën e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe a do të këndonte në dasmën e djalit të kryeministrit Rama, ajo shprehet se nuk i intereson aspak politika. Këngëtarja shton se nëse nesër kryeministri Edi Rama marton djalin do t’i shkonte t’i këndonte me kënaqësi.

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje. Me thënë të drejtën është bërë pak e tepërt. Unë e kam thënë   edhe më herët që nuk merrem me politikë. Në qoftë se nesër me martu Edi Rama djalin, unë i shkoj.

Unë jam artiste, jam këngëtare, nuk jam e politizuar, pavarësisht se i përkasim një partie të gjithë.  Fare nuk më ka penguar edhe në fushata kam kënduar. Ka berë koncertin Erion Veliaj te Amfiteatri dhe më thirrur, edhe në zyrë i kam shkuar. Nuk jam shumë e politizuar”, u shpreh këngëtarja në një emision mëngjesi.

TAGS