A do të jeni të suksesshëm t’i bëni për vete femrat, varet nga prognoza e motit

Besoni apo jo, nuk është te sharmi, stili, tregimi juaj, por te prognoza e motit. Ajo është përgjegjëse për suksesin te femrat.

Është e njohur që koha dukshëm ndikon në sjelljen tonë. Mirëpo, e keni ditur që pikërisht prognoza e motit është përgjegjëse për të pasur sukses?

Revista “Psychology Today” ka bërë një studim në Francë, ku një djalosh u ofrohej femrave me qëllim që të merrte numrin e telefonit, transmeton Telegrafi.

Ai kuturu u ofrohej femrave gjatë disa ditëve dhe i regjistronte rezultatet. Disa nga ato ditë kanë qenë me vranësira, ndërsa disa dukshëm me diell.

Ky djaloshi ka regjistruar që ka qenë shumë më i suksesshëm gjatë ditëve me diell.

Ato ditë kur rrezonte dielli njerëzit ishin më optimistë, më në humor dhe më të shoqërueshëm, andaj vetvetiu edhe më të hapur edhe për njohje të reja.

Pra, sipas këtij studimi, femrave duhet t’u afrohesh bindshëm kur është kohë e bukur, sepse atëherë janë të gatshme për romancë të re.

Meshkuj, bëhuni të ngrohtë dhe të këndshëm sikur dielli dhe ajo do të jetë juaja.

Kur mendoni më mirë, nuk është për t’u habitur që të gjithë jetojmë për verën dhe për dashurinë e krisur verore. /Telegrafi/

TAGS