A do të kthehet kërcënimi nuklear për Evropën nëse Rusia largohet nga marrëveshja

A do të kthehet kërcënimi nuklear për Evropën nëse Rusia largohet nga marrëveshja

Frika nga elementet nukleare po kthehet sërish në Evropë për shkak të paralajmërimeve të Rusisë se do të largohet nga marrëveshja e armëve nukleare, kjo për shkak se nga kjo marrëveshje janë larguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parlamenti rus sot do të diskutojë për ligjin i cili do ta suspendonte Traktatin e Kufizimit të Forcave Nukleare, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

I nënshkruar në vitin 1987, ky traktat e detyroi SHBA-në dhe ish-Bashkimin Sovjetik që t’i eliminonin raketat nukleare balistike që fluturojnë në distancën prej 500 deri në 5.500 kilometra. Gjithsesi, kjo do të thotë se do të mund të përdoreshin raketa të cilat mund të lëshoheshin në Evropën qendrore dhe të arrinin në Amerikën Veriore ose në thellësi të Rusisë.

“Nëse Rusia e suspendon traktatin, do të ngriten shqetësimet se ekziston në shumë vende të Evropës, se elementi nuklear do të kthehet përsëri në Evropë” tha Dr. Ian Lesser, zv.president i think tankut Fondit Gjerman i Marshallit të Shteteve të Bashkuara.

“Dhe kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet me Rusinë nuk tregojnë ndonjë shenjë të përmirësimit. Ekzistojnë vende si Polonia apo vendet Baltike, të cilat ndihen më të kërcënuara nga të tjerat” tha Lesser.

SHBA-ja shpesh herë e ka akuzuar Rusinë se e ka shkelur traktatin dhe i ka dhunuar kushtet e këtij traktati. Kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore pse Uashingtoni vendosi të largohej. E kështu me sa duket do të bëjë edhe Rusia.

Sipas Lesser, elementi kyç është që SHBA-ja dhe Rusia të ulen përsëri në tavolinë dhe ta rishikojnë traktatin sesa ta shkatërrojnë atë. /GazetaExpress/