Eksperti për çështje ekonomike, Visar Ademi, ka numëruar rreth 20 premtime që BDI nuk i ka realizuar vetëm në rajonin e Pollogut. Këto projekte të premtuara, e të parealizuara, krijojnë pasqyrë pak më të qartë se pse BDI ka ndërruar ngjyrat tradicionale partiake dhe pse më shumë e reklamojnë Naser Ziberin, se sa partinë e tyre. Në vazhdim ju sjellim disa nga projektet e parealizuara:
PLATFORMA E BDI-së: ZGJEDHJET 2011
Per regjionin e Pollogut
• Ndërtimi i deponisë regjionale (tenderimi për investitor është në vijim), ❌
• Stacion filtrimi për pastrimin e ujërave të zeza (do të bëhet studim fizibiliteti për Tetovë, Gostivar dhe Tearcë), ❌
• Hidrosistemi për ujitje në fushën e Pollogut (do të bëhet studim fizibiliteti), ❌
• Qendra turistike Kodra e Diellit (investime dhe modernizim), ❌
• Finalizimi sistemit të ujësjellësit në Tetovë, ❌
• Ndërtimi i bibliotekës dhe teatrit të qytetit në Tetovë, ❌
• Teatri i qytetit në Tetovë, ❌
• Basen olimpik në Tetovë, ❌
• Rikonstruimi i stadiumit të qytetit në Tetovë, ❌
• Investime në zonën teknologjike industriale ‼️zhvillimore në Tetovë, ❌
• Qendër për grumbullimin e produkteve bujqësore në Pollog, ❌
• Ndërtimi i stacionit filtrues të ujit të pijshëm në Gostivar, ❌
• Rikonstruim i sallës së sportit në Gostivar, ❌
• Rikonstruimi i shtëpisë së kulturës në f. Negotinë, ❌
• Ndërtim i bibliotekës dhe sallës së sportit për Universitet Shtetëror i Tetovës, ❌
• Rikonstruktimi i rrugës Tetovë-Gostivar. ❌ Rikonstruktimi dhe zgjerimi i rrugës regjionale që lidh vendbanimet rurale rrëzë Sharrit ndërmjet Tetovës dhe Gostivarit. ❌
U THA, NUK U BE!!! ❌