A e dini se kënga e Tunës me Armendin është përpunim i këngës së vjetër?

Tash esht Koha

Tuna ka rikthyer në skenë artistin Armend Rexhepagiqi, në duetin për albumin ‘Fortuna’.

E fansat mezi kanë pritur që të dëgjojnë këtë bashkëpunim me titullin ‘Harrova’, të cilit i është shoqëruar edhe videoklipi.

Edhe në videoklip shfaqet Armendi, në një performancë të bukur me Tunën.

Ndërsa ‘Harrova’ po cilësohet si ndër këngët më të mira të albumit, shumë pak e dijnë se ky është në ri-përpunim i këngës së vjetër të kënduar nga vetë Armendi.

Armend Rexhepagiqi – Harrova

Kënga vjen në versionin më modern, por pa i humbur magjia tekstit të bukur të shkruar nga Armendi dhe Aida.

Tuna ft. Armend Rexhepagiqi – Harrova

Përvep kësaj, Tuna ka bashkëpunuar me Armendin edhe për realizimin e këngëve të reja që i ka përfshirë në album, e që fansat i kanë pritur shumë mirë.

Ky është një rikthim shumë i suksesshëm i këngëtares e cila deri vonë i është përshtatur tregut duke sjellë muzikë komerciale, por tani vjen e veçantë siç jemi mësuar të vijë Tuna gjithmonë./Gazeta Express/

Tash esht Koha
TAGS