A e dini se po të hani këto ushqime, e “digjni” partnerin në shtrat?

A e dini se po të hani këto ushqime, e “digjni” partnerin në shtrat?

Sipas mjekes Laurie Steelsmith, autore e librit “Great Sex, Naturally” (Seks i mrekullueshëm, natyrshëm), keto 5 lloje ushqimesh na duhen për një dëshirë seksuale më të madhe.

Shega

Nëse Viagra do të ishte frut, do të ishte shegë. “Shega ndihmon venat e gjakut dhe qarkullimin, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Kjo do të thotë një qarkullim gjaku më i mirë te organet seksuale dhe rrjedhimisht, orgazma më të kënaqshme”, tregon Dr. Steelsmith.

Brokoli

Ky perim është një rregullues i shkëlqyer i estrogjenit. Një nivel i lartë estrogjeni do të thotë një libido e fortë, sipas doktoreshës.

Farat e kungullit

Nëse nuk i preferoni, gjeni një mënyrë për t’i konsumuar pasi rregullojnë gjërat poshtë çarçafit. “Përmbajnë L-triptofan, një prekursor i serotoninës, një neuropërçues i rëndësishëm që ndikon në shëndetin seksual”, shprehet Steelsmith.

Boronicë

Janë të pasura me një sheqer të quajtur D-manozë, që mbron muret e venave të gjakut në organet seksuale. Gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e infeksionit në rrugët urinare, që ulin libido tej mase.

Çokollatë

“Është një nga ushqimet më afrodiziake që ekzistojnë. Përmban PEA (fenetilaminë) që është një përbërës që çlirohet kur bie në dashuri dhe truri e përdor kur arrini në orgazëm. Vetëm sigurohuni që ta hani të zezë, pasi ajo me qumësht ka më pak PEA”, sqaron Steelsmith.

TAGS