A e dini se vitamina më e rëndësishme për shëndetin mendor është në zorrë

A e dini se vitamina më e rëndësishme për shëndetin mendor është në zorrë

Bakteret e mira në zorrë prodhojnë pjesën më të madhe të vitaminës B12, për të cilën ka nevojë trupi. Por kjo nuk ndodh në çdo pjesë të zorrëve

Problemi qëndron se të gjithë ne kemi mungesë të këtyre baktereve, mikroprobiotikë që jetojnë në gjendje natyrale te disa ushqime, gjë që çon në mungesë të vitaminës B12 në organizëm, aq shumë të rëndësishme.

Këta mikroorganizma bioaktivë nuk mund t’i gjeni në formën e suplementeve as në barnatore dhe as tek ushqimet dhe pijet e fermentuara.

Nëse vuani nga niveli i ulët i acidit klorhidrik, toksikimi nga metalet e rënda dhe/ose përshkueshmëria e amoniakut, shumë nga bakteret e mira në zorrët tuaja janë të destinuara të vdesin. Kjo sjell inflamacion dhe për pasojë edhe dobësim të sistemit imunitar. Gjithashtu, prodhimi i vitaminës B12 do të bjerë ose do të ndalojë plotësisht

Nëse marrja e vitaminës B12 në formë suplementi mund të ndikojë në nivelin e vitaminës B12 në gjak, kjo nuk do të thotë se kjo vitaminë hyn në sistemin nervor qendror, i cili ka aq shumë nevojë për të.

Mungesa e vitaminës B12 është e rrezikshme dhe me pasoja të rënda për shëndetin, por para se të drejtoheni në farmaci duhet të ndërmerrni hapa për të rikthyer nivelin normal të baktereve të mira.

Ku mund t’i gjeni ato? Vetëm te produktet e freskëta.

Ata janë mënyra më e mirë për të rigjeneruar sistemin tretës. Burimi më i mirë i tyre janë lakrat e Brukselit. Jonxha, brokoli, karafili, farat “fenugreek”, thjerrëzat, mustarda, luledielli, lakra kale dhe shumë fara të ngjashme, kur lëshojnë filiza ngjajnë me mikrokopshte të mbushura me jetë.

Në këtë formë të lindjes së jetës, ato janë të mbushura me baktere që do ta ndihmojnë florën intestinale të lulëzojë.

TAGS