A e ka të ndaluar hyrjen në Amerikë? Flet Xeni

A e ka të ndaluar hyrjen në Amerikë? Flet Xeni

Këngëtari i muzikës popullore Shkelzen Jetishi – Xeni ka konfirmuar se ka ndalesë të përkohshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam ndalesë të përkohshme jo të përhershme. Arsyeja është se kam kënduar me vizë turistike, është dashur të jetë vizë e punës”, ka thënë këngëtari në emisionin ‘Oxygen’ në Klan Kosova.

Ai ka sqaruar se ka qenë ne një ambient ku i kanë kërkuar të këndojë duke shtuar se edhe vet ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Xeni tha se në SHBA ka vajzën e cila jeton atje dhe se ndalesa e tille do ta godiste shumë.

TAGS