A e keni ditur? Vaji i peshkut zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

A e keni ditur? Vaji i peshkut zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sipas një studimi, vaji i peshkut mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në zemër për 8%, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Studimi që përfshiu 12000 pjesëmaarrës, u mbajt nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti I Harvardit, pas studimeve të fundit të cilat kanë thënë se suplementet nuk kanë asnjë ndikim në parandalimin e sëmundjeve.

Suplementet e pasura me këtë lloj vaji kanë benefite të shumta për shëndetin, dhe mund të përdoren si masë parandalimi për sëmundjet e zemrës.

“Ne kemi gjetur evidenca të qarta, që vaji i peshkut ka efekt kundër sëmundjeve të zemrës”, tha Yang HU, autor i studimit.

Ky studim u prezantua në revistën “Journal of the American Heart Association”.

TAGS