A është penduar për zgjedhjen e Metës si President?! Flet Edi Rama

A është penduar për zgjedhjen e Metës si President?! Flet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli edhe njëherë tjetër për zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës.

Në kohën kur PS ka marrë vendimin për shkarkimin e Presidentit për shkak të anulimit të dekretit të zgjedhjeve, Rama u shpreh se nuk është penduar që hodhi votën për zgjedhjen e Metës si President.

“E kam votuar Ilir Metën President. Por Ilir Meta, u zgjodh president me votat e tij, është mirë ta kujtoni këtë gjë. Sepse votat tona nuk mjaftonin.

Nuk jam penduar, po të ishim kthyer pas në kohë, do ta bëja prapë. Nuk e mendoja se Ilir Meta do e nxirrte dufin dhe qëllimet e mbrapshta. Sot i uroj me gjithë zemër ta lexojë me kthjelltësi rezolutën, nëse ka probleme me dëgjimin për të kuptuar fjalët që po thuhen sot në adresë të tij”, tha Rama.