A jeni mbi moshën 50-vjeç? Ja pse duhet patjetër ta merrni vaksinën kundër gripit

A jeni mbi moshën 50-vjeç? Ja pse duhet patjetër ta merrni vaksinën kundër gripit

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka rekomanduar, që çdo person duhet të marrë çdo vit vaksinën kundër gripit, sidomos ata mbi moshën 50-vjeçare. Kjo për shkak se këta persona, janë më të rrezikuar nga komplikacione të gripit siç është pneumonia.

Mirëpo problemi është se shumë të rritur refuzojnë të marrin këtë vaksinë, për shkak të bindjes se kjo vaksinë nuk ka efekt. Edhe pse kjo vaksinë nuk ka një efekt të heqjes së ktij gripi, ajo mund ta parandalojë atë.

Sipas ekspertëve marrja e vaksinës kundër gripit mund t’iu shpëtoj jetën. Sistemi imunitar ka tendencë të dobësohet me kohë, dhe kështu aftësia e organizmit tuaj që t’i luftojë viruset zvogëlohet. Për këtë shkak personat që janë më të vjetër, duhet patjetër ta marrin atë.

Ekspertët tregojnë se krahas vaksinës, njerëzit mund ta parandalojnë virusin e gripit duke pastruar duart vazhdimisht, duke mos prekur sytë dhe gojën me duar, si dhe duke shmagur kontaktin me njerëzit e prekur nga gripi./Gazeta Express

TAGS