A ju kujtohet Coentrao i Realit, ja çfarë i ka ndodhur

A ju kujtohet Coentrao i Realit, ja çfarë i ka ndodhur
13:08 | 23 Korrik 2019

Marrëveshja mes Paok dhe Fabio Coentras ka dështuar në minutën e fundit.

Mbrojtësi i majtë ka qenë afër një marrëveshje me grekët e Paokut, por ka dështuar në momentet e fundit, raporton AS, përcjell lajmi.net.

Ish anëtari i Real Madridit dhe Monacos është takuar me skuadrën greke, por në fund ka vendosur kundër këtij transferimi.

31 vjeçari tani është agjent i lirë, pas një sezoni të kaluar me Rio Ave.

Coentrao në vitin 2011 i ishte bashkuar Real Madridit në një aventurë aspak të suksesshme, për t’u huazuar pastaj te Monaco dhe Sportingut, para se t’i bashkohej Rio Aves./Lajmi.net/

TAGS