A ju mbrojnë maskat nga koronavirusi? Ja kujdesi që duhet

A ju mbrojnë maskat nga koronavirusi? Ja kujdesi që duhet

Çmimet e maskave apo të dezinfektantëve, pjesë e masave parandaluese ndaj koronavirusit janë trefishuar në Shqipëri.





Nëse një javë më parë, një kuti me 50 maska të thjeshta kushtonte 150 lekë, sipas Scan TV, ato tani kushtojnë 450 lekë.

Sipas të njëjtit burim, çmimi i maskave me karbon është rritur nga 150 lekë në 700 lekë.

Abuzimi vazhdon edhe tek çmimi i alkolit 100 ml dhe tek ato të substancave higjenizuese.

Por, meqë po flasim për maskat dhe përhapjen e tyre massive në popullatë, a funksionojnë me të vërtetë ato?

Ekspertët e shëndetësisë anëembanë botës thonë se prania e maskave të thjeshta nuk ka një rol ndihmues në parandalimin e koronavirusit.

Mënyra Më e Mirë e Parandalimit

Mënyra më e mirë për tu mbrojtur, sipas ekspertëve, është zbatimi i një higjene shumë të mirë:

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun

Mos prekja e fytyrës me duar të palara

Shmangia e kontakteve të afërta me njerëzit e sëmurë.

Çfarë Roli Luajnë Maskat?

Maskat e fytyrës luajnë një rol pengues ndaj grimcave të mëdha të ndotjes apo virozave.

Maskat janë të llojeve të ndryshme, megjithatë ato kryesorët janë maskat kirurgjikale dhe maskat për frymëmarrje.

Këto të fundit kanë një sistem të mirë filtrimi të ajrit përreth kokës dhe zakonisht përdoren kur ajri është tepër i ndotur.

Ato qëndrojnë të puthitura me lëkurën dhe mbrojnë ndaj grimcave apo virozave me një diametër deri në 0.3 mikronësh.

Ama, diametri i koronavirusit varion nga 0.05 deri në 0.2 mikronë (njësia matëse e diametrit të një virusi.)

Nga ana tjetër, maskat e thjeshta kirurgjikale kanë si funksion mbrojtjen e fytyrës nga ciklat dhe stërpikat e lëshuara nga goja e njeriut.

Në vija të trasha, ato ndihmojnë punonjësit e shëndetësisë të mos transferojnë bakteret e gojës tek pacientët.

Nëse këto maska nuk mbahen siç duhen, ato praktikisht janë të kota.

TAGS