A ka ndikuar Edi Rama në pjesëmarrjen e Vejsiut në Sanremo? Si përgjigjet moderatorja

A ka ndikuar Edi Rama në pjesëmarrjen e Vejsiut në Sanremo? Si përgjigjet moderatorja
Tash esht Koha

A ka ndikuar Edi Rama në pjesëmarrjen e Alketës në Sanremo. Ja çfarë thotë moderatorja.





Blendi Fevziu:Për pjesëmarrjen në Sanremo ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?

Alketa: Shiko, Edi Rama dhe  gjithë ish-kryemisitrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt…se kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona …më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën

Blendi:Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?

Alketa:Absolutisht , zero , zero, ku është kamera zero . Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë por jo ëndrrat e Alket Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë..tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë poltikanët tanë  vetëm një Berluskonin …Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në itali.njeri suksesi më frymëzojnë njerëzit e suksesit më thanë do ta takosh? Patjetër që po…kaq e mbyllur dhe kjo

 Blendi: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?

Alketa: Atë që ke dhe ti,jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori …me thënë të drejtën kam  gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon

 Blendi: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?

Alketa: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën.

Tash esht Koha
TAGS