A keni probleme me gjumin? Ndryshimi në frymëmarrje mund t’iu ndihmojë

A keni probleme me gjumin? Ndryshimi në frymëmarrje mund t’iu ndihmojë

Shumë njerëz kanë probleme të ndryshme me gjumin dhe ende nuk kanë arritur të gjejnë një metodë, që do ta përmirësonte këtë problem. Gjithsesi sipas ekspertëve, një trik i vogël mund t’iu ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas ekspertëve, koordinimi i duhur i ciklit të frymëmarrjes dhe furnizimi i mjaftueshëm i qelizave me oksigjen është çelësi për një gjumë të mirë.

Zakonisht njerëzit kanë probleme me gjumin për shkak të stresit të ditës, problemeve të tjera dhe çrregullimit të insomnisë, mirëpo një arsye tjetër është edhe koordinimi jo i duhur i frymëmarrjes.

Një nga teknikat e duhura të frymëmarrjes, të cilën mund ta aplikoni është ajo “4-7-8”, sipas së cilës duhet ta mbani gjuhën në pjesën e sipërme të gojës, përkatësisht mbi dhëmbët e sipërm dhe duke e lëshuar frymëmarrjen ngadalë.

Kjo teknikë mbështeten në koordinimin e duhur të frymëmarrjes dhe nëse e aplikoni në mënyrën e duhur do të funksionojë dhe do t’ua zgjidhë problemin e pagjumësisë./ Gazeta Express

TAGS