A mund të marrim ‘mbidozë’ duke konsumuar pemë?

Hani një mollë në ditë – rekomandon mjeku. Po, për dy mollë? Ato sigurisht që janë më të shëndetshme se një copë çokollate. Por katër mollë në ditë, pesë, dhjetë?

A mundet që shumë pemë të mos jenë të shëndetshme?

“Patjetër që mundet”, përgjigjet mjeku gjerman Carsten Lekutat.

Fruta përmban fruktozë, dhe kjo është arsyeja se ajo është kaq e shijshme dhe e ëmbël.

“Fruktoza është sheqer në fund të fundit, me të gjitha problemet që vijnë nga prania e lartë e saj,” thotë ai.

Një mollë ju bën të shëndetshëm, tri shpesh rezultojnë me yndyrë në mëlçi, shpjegon mjeku gjerman.

Kur mëlçia bëhet me dhjam, shumica supozojnë se është për shkak të alkoolit.

Në fakt, thotë Lekutat, në 20 deri në 30 për qind të rasteve, nuk ka asnjë lidhje me alkoolin, por është për shkak të pranisë së lartë të fruktozës.

“Do të isha i lumtur nëse shumë nga pacientët do të hanin më shumë fruta, pasi në përgjithësi njerëzit hanë shumë pak. Por, ia vlen të merret në konsideratë se çfarë lloj frutash hamë dhe sa, sepse jo të gjitha frutat janë po aq të pasura me sheqer”, pohon Lekutat. Ai shton më tej se nuk ka rëndësi se si frutat konsumohen.

“Frutat e freskëta janë më të mirë se të përpunuara”, vëren Lekutat, duke shtuar se në lëngun e pemëve ka më shumë koncentrat dhe arrin në gjak më shpejt dhe kjo është arsyeja pse nuk mbështet përdorimin e lëngut të portokallit në mëngjes.

Nutricionisjta Antje Gahl rekomandon pesë shërbime me fruta dhe perime në ditë, teksa perimeve u jepet përparësi – dy copa fruta, tre perime.

“Bananet, mollët, kumbullat kanë shumë më tepër sheqer sesa portokajtë ose frutat e egra”, shpjegon ajo.

Shumë ekspertë nuk janë aspak të interesuar për smoothies.

“Kur shikoni të gjithë përbërësit, me siguri nuk do ta merrni atë frutë në një vakt. Por në formë të lëngshme, ndodh shumë shpejt,” thotë Gahl.

A do të thotë kjo të heqësh dorë nga lëngu i portokallit apo nga smoothiet për mëngjes? Përgjigja është përsëri – jo.

Me fjalë të tjera, konsumi i frutave duhet të përshtatet me stilin e jetës. Ata që duan ta fillojnë ditën me lëng portokalli duhet të ushtrojnë për të humbur sasinë e sheqerit që kanë konsumuar.

TAGS