A na mbron vitamina D nga Koronavirusi?

A na mbron vitamina D nga Koronavirusi?

Në kërkim të mënyrave për të mbajtur sistemin imunitar në formë, kundër pandemisë së COVID-19, ka prova që vitamina D shtesë mund të ndihmojë pikërisht në rritjen e imunitetit.





Por a duhet ta marrësh vitaminën D? A ka efekt kundër COVID-19?

“E rëndësishme është të mbani mend se nuk ka studime klinike që tregojnë efektivitetin e vitaminës D ose ndonjë vitamin shtesë për të trajtuar koronavirusin,” i tha Fox News John Dr Whyte, zyrtari kryesor mjekësor i faqes së internetit të kujdesit shëndetësor WebMD.

Ai vuri në dukje se ekzistojnë disa prova për të studiuar efektivitetin e vitaminës D në pacientët e shtruar në COVID-19 në Spanjë për shembull, por rezultatet janë në pritje.

Duke folur për Fox News, Dr. Linda Anegawa, referoi një studim që eksploroi rolin e vitaminës D në parandalimin e ftohjes së zakonshme.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 25 prova klinike që përfshinin më shumë se 10,000 pacientë.

Por, ajo vuri në dukje se, “Nuk dallohej shumë zvogëlimi i rrezikut (40 përqind ulje në grupin e vitaminës D dhe 42 përqind në grupin e placebo).

Pra, sigurisht që do të ishte e vështirë të thuash që vitamina D mund të parandalojë ose trajtojë COVID-19 bazuar në të dhënat aktuale të disponueshme “.

Përveç kësaj, profesionistët mjekësorë tashmë e dinë që vitamina D ndihmon në forcimin e eshtrave, dhe Anegawa vuri në dukje se shtesa e vitamins D gjithashtu “rregullon funksionin qelizor në të gjithë trupin”.

“Në lidhje me sistemin imunitar, vitamina D dihet se merr pjesë në aktivizimin e disa llojeve të qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet”, shtoi ajo.

TAGS