A tregon ky gol kundër Greqisë se Pjanic është gjuajtësi më i mirë i goditjeve të lira në botë?

A tregon ky gol kundër Greqisë se Pjanic është gjuajtësi më i mirë i goditjeve të lira në botë?

Miralem Pjanic e ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë kundër Greqisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 të martën mbrëma, duke treguar se boshnjaku është ndër më të mirët në botë në këtë aspekt, nëse jo më i miri.

Pjanic shënoi golin e dytë të Bosnjës në barazimin 2:2 kundër Greqisë, një predhë nga largësia.

Mesfushori i Juventusit e la të shtangur portierin grek duke shënuar një bombë të vërteta nga mbi 30 metra largësi.

Pjanic zbuloi pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus verën e 2018-es se ai më nuk është gjuajtësi i parë i goditjeve të lira.

Por rekordi i tij tregon se ai ka statistika dhe saktësi më të mirë se portugezi. /Gazeta Express/

TAGS