ABAZ SELMANI: Tekstet e këngëve më janë kthyer në profesion (FOTO)

ABAZ SELMANI: Tekstet e këngëve më janë kthyer në profesion (FOTO)

Shkruan tekste këngësh prej shumë vitesh. Vazhdon me këtë punë, por që promovohet shumë pak pasi dëshira e tij është të punojë në heshtje. Abaz Selmani nga Kumanova vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar për fillimet ne këtë punë. Ndonëse i diplomuar në biznes, ai vazhdon të realizojë këtë punë që tashmë është shndërruar në profesion

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Kur keni filluat të shkruani tekste, mbani mend fillimet e para?

Kanë kaluar vite që kur kam filluar të shkruaj tekste më shumë se 15 vite, në fillimet e mia isha më shumë kureshtarë të shoh se çfarë mundem të bëj, me kalimin e kohës kaloi në profesion.

KOHA: Si erdhi deri tek ideja që të merresh me tekste këngësh?

Shumë kohë më parë kur kam qenë në fillore merresha me shkrime, por jo me tekste, rastësisht takova një këngëtarë nga Kumanova që ishte duke punuar album, i bëra 3 tekste e dolën bukur, nga aty ja nisa.

KOHA: Secili fillim ka vështirësitë e veta, po si ka qenë fillimi?

Çdo fillim i ka vështirësitë e vet, a këngëtarët, produksionet kanë ekipet me të cilat punojnë dhe është vështirë të fitosh besimin e tyre, derisa të marrësh mundin të shkruash ndonjë nga këngët për të bindur se mundesh.

KOHA: Me kë fillove të punosh për herë të parë?

Kam nisur të punoj me Xhezair Elezin dhe Hevzi Kumanovën, të dyve ju kam bë nga një album e më pas jam interesuar më shumë për estradën.

KOHA: Janë bërë shumë vite që kur ke nisur të shkruash, sikur ta ktheje kohën prapa a do merreshe përsëri me këtë punë?

Më pëlqen kjo punë se të jep kënaqësi se të bën të ndihesh mirë, e ke një ide vetëm e shkruan dhe të krijon atë finalizimin si punë e bukur kur e këndon këngëtari.

KOHA: Lista e bashkëpunëtorëve sigurisht që është e gjatë, mund të na përmendësh dikë që punoni me vite dhe keni gjetur gjuhën e përbashkët?

Për fat të mirë rritet çdo ditë, por unë ka vite që bashkëpunoj me Rrahman Kryeziun vlen të theksoj se muzikalisht realizon idetë e mia e ndërvite bashkëpunojmë me Shyhrete Behlulin, Mahmut Feratin, Engjëllusha Saliun, Daim Lalën e gjithë të tjerët, punoj dhe me produksionin G-music nga Ferizaji, me Xhenin, artanin, Ardianin e shumë të tjerë.

KOHA: Më parë tekstshkruesi e shkruante tekstin dhe ia jepte këngëtarit dhe bëhej aranzhimi muzikor dhe këndohej, kurse tani tekstshkruesi duhet ta shkruaj tekstin që t`i përshtatet demos muzikore që ka bërë aranzhuesi i muzikës. Atëherë apo tani është më lehtë për ty si tekstshkrues?

Varet se me kë punon, Rrahmani akoma punon si përpara mirëpo varianti i dytë është shumë më i vështirë, por sido që të jetë unë punoj me të dy variantet se është pjesë e punës.

KOHA: Tekstet e cilit këngëtar ose grup të pëlqejnë dhe do kishe pasur dëshirë të ishe autori i tyre?

Ka shumë tekste të mira dhe natyrisht interpretues, ka këngë që mbesin në mendje, Fatmir Muja është shkrimtar dhe tekstshkrues i jashtëzakonshëm, Ilir Berani, Arsim Bunjaku e shumë të tjerë.

KOHA: Me cilët këngëtarë akoma nuk ke bashkëpunuar, por do doje të bashkëpunoje?

Me thënë të drejtën kisha dashur të bashkëpunoj me Sabri Fejzullahun, Aurela Gaçen, Dhurata Dorën pasi kanë bagazh artistik.

KOHA: A të ka mbetur akoma ndonjë tekst që e ke bërë për ndonjë x këngëtar dhe nuk ke arritur t’ia japësh?

Gjatë kohë kam një tekst që kisha dashur të këndonte Sabriu, por si dihet ndoshta realizohet.

KOHA: Po ndonjë tekst të është kthyer që nuk e kanë pëlqyer?

Janë gjëra që ndodhin por të gjithëve, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme sepse është pjesë e punës, thjeshtë nuk ke qëlluar në shijen e dikujt…

KOHA: Po ndonjë tekst që e ke bërë dhe je bërë pishman që ia ke dhënë dikujt?

Nuk është bëhem pishman por ka raste që thjeshtë kënga e përfunduar nuk të pëlqen, të vjen keq pastaj që një këngë e caktuar nuk ke arritur suksesin që ke pritur.

KOHA: Talenti, leximi etj, a ka ndonjë specialitet tjetër në tekstshkruarje?

Për mua nuk ka ndonjë defincion të caktuar për të shkruar tekste, patjetër që duhet ndjekur edhe trendet botërore.

KOHA: Dhe për fund, kush jeni ju jashtë asaj që ju njohim?

Jam nga Kumanova, jetoj dhe veproj këtu, i martuar e prind i 4 fëmijëve, i diplomuar në biznes.