Analisti politik dhe anëtari më i ri i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka folur rreth bashkimit kombëtar me Shqipërinë.
“Nëse populli dëshiron bashkim kombëtar, duhet të vendosë vet populli dhe popullit duhet t’i jepet e drejta e referendumit”, ka thënë Abazi në Pressing të T7.
Ai ka tregu arsyen pse po ka heqje të njohjeve.
“Procesi i shtetndërtimit ende nuk ka përfundu, andaj po ka heqje të njohjeve”, është shprehur Abazi.
Abazi gjithashtu tha se në këtë gjendje kemi ardhur nga qeveritë e mëparshme duke i shkelur të gjitha pikat e Pakos së Ahtisarit.
“Qeveritë e mëhershme kanë shkelur të gjitha pikat e Pakos së Ahtisarit duke fillu nga ndarja, bashkimi me Shqipërinë dhe dialogu me Beogradin”, ka deklaruar Abazi.