Abramovich e gjen blerësin e Chelseas

Abramovich e gjen blerësin e Chelseas

Roman Abramovich ka vendosur ta shesë përfundimisht klubin e Chelsea dhe ka filluar bisedimet me tre blerës të mundshëm për ta mbyllur marrëveshjen në vlerën 2.5 miliardë paund (2.88 miliardë euro).

Sipas informacioneve të dala nga “Daily Mail”, një grup financiar nga SHBA-të dhe një nga Azia janë vënë në kontakt me manjatin rus.

Ndërkohë që në Angli është personi më i pasur i vendit, Jim Ratcliffe që ka shprehur interes për të blerë klubin londinez.

Abramovich nuk ndjek asnjë ndeshje të Chelsea në “Stamford Bridge” që nga maji i vitit 2018, kohë kur Britania e Madhe nuk i rinovoi vizën e tij dhe ai vendosi të jetojë në Izrael. /Lajmi.net/
[embedded content]

TAGS