Abramovich ka besim në Sarrin, por i vendos disa kushte

Roman Abramovich duket se ka kontaktuar me Maurizio Sarrin.

Pas turpërimit nga Manchester City, bossi i Chelseas, Roman Abramovich ka kontaktuar me Maurizio Sarri.

Presidenti i klubit londineze duket se ka besim te trajneri italian, ku i ka konfirmuar këtë gjë nëpërmjet telefonit, përcjell lajmi.net nga Daily Star.

Siç bënë me dije e përditshmja angleze,  presidenti i bluve ka konfirmuar Sarrin në krye të Chelsea, të paktën për momentin, pasi përcaktues pritet të jenë ndeshjet e ardhshme.

Në kampionat kërkohet reagim i menjëhershëm por tu mos shkëputur nga grupi që synon një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Vëmendje kanë marrë edhe dy turne të tjerë, Ligën e Evropës dhe FA Cup.

Në kushtet ku titulli kampion në Premierligës është i pa mundur, Ligën e Evropës dhe Kupa janë dy opsionet e vetme për të mbyllur sezonin me trofe. Më 24 shkurt, Chelsea luan finalen e FA Cup kundër Man.City, një sfidë që blutë kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht për tu hakmarrë ndaj “qytetarëve”.

Nëse Sarri dështon në këtë rrugëtim të shkurtër, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt, vend të cilin pritet ta marrë Zola deri në përfundim të sezonit. /Lajmi.net/