Abuzimi i të miturës në Drenas, të hënën organizohet marsh protestues në Ferizaj

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile nesër në Ferizaj mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas.

Marshi protestues fillon në ora 11.30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me akuzat për përdhunimin e një të miture 16-vjeçare në Drenas.

TAGS