Adelina Tahiri flet nga izolimi: Humbëm një të afërm nga koronavirus, fillova të frikësohem edhe më shumë

Adelina Tahiri flet nga izolimi: Humbëm një të afërm nga koronavirus, fillova të frikësohem edhe më shumë

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri  e ftuar pasditen e djeshme në një lidhje direkte për emisionin “Rudina”, tregoi se tashmë prej tre javësh është izóluar në banesën e saj në Shkup së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj për shkak të përhapjes së koronavirusit.





Ndër të tjera Adelina regoi se ka humbur një të afërm për shkak të virusit vdekjeprurës, vdekjen e të ilit e përjetuam shumë keq. Këngëtarja shton se pas vdekjes së tij filloi të frikësohej edhe më shumë pasi atëherë e kuptoi që është një situatë ku rrezikohen të gjithë.

“Ne në izolim jemi që tre javë të plota mund të them, jemi 1 javë më parë se të tjerët sepse e morëm më seriozisht. Të afërmit tanë thoshin hë se nuk është gjë, derisa filluan të jenë viktima në këtë shtet.

Ne humbëm një njeri të afërm tonin që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Po në Greqi, ishte shok shumë i mirë i bashkëshortit. Ne ishim para dy muajve me të dhe sinqerisht nuk e prita dhe nuk di si të them. Të them sinqerisht fillova dhe më shumë të frikësohem sepse kur e përjeton në ndonjë të afërm, e përjeton dhe më keq dhe atëherë e kupton që me të vërtetë ka diçka që ne rrezikohemi të gjithë. Sepse asnjëri nga ne nuk e di se çfarë imuniteti kemi dhe çfarë organzimi kemi dhe si e pret atë virusi.

Dua të them të mos jemi egositë, duhet të mendojmë dhe për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth neve dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve, jo vetëm për të mirën tonë”, eshte shprehur ajo.

TAGS