Adelina Tahiri plane për fëmijën e dytë: Shtatzaninë e parë e përjetova shumë keq

Adelina Tahiri plane për fëmijën e dytë: Shtatzaninë e parë e përjetova shumë keq

Adelina Tahiri ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në5” ku zbuloi më shumë për planet që ka për një fëmijë të dytë. Këngëtarja u shpreh se djalin e saj nuk do ta lërë vetëm edhe pse shtatzaninë e parë e ka përjetuar shumë keq. ‘Çdo ditë e mendoj por nuk mund ta nis. Nuk më pengon gjë por periudhën e shtatzënisë e kam shumë bezdi, e kam përjetu shumë keq.





Nuk e dua atë pjesën kur jam me barrë se më duket vetja shumë e rëndë pasi unë jam tip hiperaktiv nuk mund të rri shtrirë, nuk mund  të veprojë me një peshë më të rëndë pasi unë shtova shumë kilogram. Dhe sidomos në muajt e fund isha në periudhën më të nxehtë në stinën e verës. Unë i dua shumë fëmijët dhe Jonin nuk do ta le vetëm’.

TAGS